Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se mbledhja e 3-të e Komitetit për Politikë dhe Financa, do të mbahet me datë 20.05.2020 (e Mërkur), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në zyrën e konferencave tek objektin i ri i Komunës së Vitisë. Për këtë mbledhje kryesuesi propozon këtë:
R E N D D I T E
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dyte e Komitetit për Politikë dhe Financa.
-
Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2020
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për miratimin e draft strategjisë komunale kundër dhunës në familje për vitin 2020-2023, si dhe planin e veprimit
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e draft rregullores për transparencë në Komunën e Vitisë, me kërkesën e MAPL-së.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të planit komunal i menaxhimit të mbeturinave.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të rregullores për menaxhimin e mbeturinave.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të planit komunal i veprimit për Eficiencë të Energjisë ( PKVEE) 2019-2021
-
Propozim për shqyrtimi dhe miratimi e planit te punës se komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuar për vitin 2020, dhe raporti i punës për vitin 2019.
-
Propozim për shqyrtimi dhe miratimi e planit te punës se komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2020
-
Informatë nga zyra e prokurimit mbi planifikimin e prokurimeve për vitin 2020, raporti vjetor i kontratave të nënshkruara për vitin 2019.