Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se mbledhja e -XI- e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, do të mbahet me datë 26.12.2019, (e Enjte), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e kuvendit në Shtëpinë e Kulturës, “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti. Kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë mbledhje kryesuesi propozon këtë:
R e n d d i t e
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dhjetë e KK-së.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndërrimin e destinimit të parcelave të propozuara me nr. 2582-6 dhe nr. 2582-8 nga shfrytëzimi aktual tokë tjetër – jo pjellore në rrugë publik
-
Propozim vendim per dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim Kompanisë për distribuim dhe furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ,pa procedur kompensimi
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për Planin e punës së KKSB-së për vitin 2020.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për Planin e punës së zyrtares për Barazi Gjinore.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për Planin komunal për Integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar 2019-2022
-
Informatë (Raport) për zbatimin e Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë
-
Informatë (Raport) për realizimin e planit të punës së KKSB-së për vitin 2019
-
Raport analitik i buxhetimit të përgjithshëm gjinor për vitin 2019 dhe planifikimi për vitin 2020.