leoni

NJOFTIM PUBLIK –  LIDHUR ME PROPOZIM RREGULLOREN PËR TRANSPARENCË NË KOMUNËN E DEÇANIT

Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit Komunal të Deçanit, të datës: 02.12.2019, për shpalljen e diskutimit publik për Propozim Rregulloren për Transparencë në Komunën e Deçanit,  Zyra për Informim Publik dhe Marrëdhënie me Publikun në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Deçanit  shpallë këtë:

NJOFTIM PUBLIK

LIDHUR ME PROPOZIM RREGULLOREN PËR TRANSPARENCË NË KOMUNËN E DEÇANIT

Propozim Rregullorja për Transparencë në Komunën e Deçanit do të jet për shqyrtim publik prej datës: 13.01.2020 deri 27.01.2020

Komuna e Deçanit, ka publikuar këtë propozim rregullore në ueb faqen zyrtare të komunës së Deçanit : https://kk.rks-gov.net/decan/ si draft propozim.

Propozimet, sugjerimet dhe vërejtjet  për plotësim-ndryshim mund të paraqitën në Zyrën për Informim Publik që gjendet në ndërtesën e komunës kati i  II, Zyra nr 22. Gjithashtu komentet mund të dërgohen edhe përmes postës elektronike në: [email protected]

Ndërkaq diskutimi publik do të mbahet me datë: 17.01.2020 në ora 11:00

Vendi: Salla e konferencave kati i III-të në objektin e Komunës.

Ky diskutim publik është i hapur për të gjithë qytetarët Deçanit, shoqërinë civile, gazetarët etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …