NJOFTIM PUBLIK NGA KOMUNA E MALISHEVES

Kuvendi i Komunës në Malishevë

Komisioni Vlerësues

Nr./Datë 01.10.2024

Komisioni Vlerësues, i formuar sipas Vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, nr.02/111, dt.07.03.2024, duke vepruar sipas dispozitave Ligjore të Ligjit nr.06/L092, për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunes, neni 19, Rregullorës së Qeverisë së Republikës së Kosovës (QRK ) nr.09/2020, për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, neni 21 paragrafi 21.3, Thirrjes Publike për shprehjen e Interesit sipas Vendimit të Kuvendit të Kornunës së Malishevës, numër 02/121, datë, 08.03.2024, dhe me datë 01.10.2024 bënë këtë

NJOFTIM   PUBLIK

Komisioni duke vepruar në harmoni me Rregulloren e lartcekur, dhe evidentimin e dokumentacionit, ka konstatuar se kemi pasur vetem një ofertë, sipas thirrjes publike, që mbane numrin, 02/357, dt.20.08.2024.

Kompania ofertuese: B Famis” SH.P.K. me seli në Suharekë.

Pershkrimi i ofertes: Hapësira e ndërtimit B+P=8, gjithsejtë, 15,880 m2 me hapesirat e përbashkëta, ndërsa pa hapësirat komunikuese B+P+8 =13,200 m2.

 Vlera e investimit në kompleksin Afaristo Banesor: 5,000.000.00 .

Oferta e operatorit per Komunën e Malishevës.

1). Oferta e pare : Çmimi i ofertës për Komunën e Malishevës: 32 %, të tërësisë së objektit të ndërtuar.

Afati i realizimit: Ky objekt sipas ofertës është parashikuar të realizohet për 30 muaj.

Oferta e dytë: ” Ndërtimi i rrugës me trotuaret nga ura e qytetit deri tek ura e tranzitit me gjatësi prej 650-750 metra, së bashku me rrënimin e objektit të Kullës dhe të Muzeut të Qytetit, në vlerë prej 1,600.000.00 €.

Oferta e trete: Ndërtimi i kanalizimit sipas nevojës së Komunës së Malishevës L=2,000 m1 gypa PESN8 ( fi 500-800 mm) varesisht nga kërkesa e investitorit, në vlerë prej 1,600.000.00 €.

Bazuar në nenin 21 paragrafi 4, të Rregullores QRK ( 09/2020 ) për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, shpallë ofertën e vetme njëherit vendosi që e njejta të publikohet në tabelen e shpalljeve dhe Web faqen zyrtare të komunës së Malishevës.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese, në Komisionin e Ankesave, i formuar sipas Vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, konform nenit 18 të Rregullorës, dhe atë brenda afatit prej 7 ( shtatë) ditësh, nga dita e publikimit të këtij njoftimi.

Pas perfundimit të afatit për ankesë, ky komision do të pergatit raport me shkrim për punen e tij për Kuvendin e Komunës së Malishevës, të cilit do ti bashkengjitet edhe kjo ofertë sipas thirrjes publike, pastaj mbetet në autoritetin dhe kompetencen e Kuvendit të Komunës për procedurë të mëtejme në lidhje me këtë qështje.

 Komisioni vleresues:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim Kryetarin e posazgjedhur të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dega në Ferizaj, Afrim Mehmeti

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim kryetarin e posazgjedhur …