Njoftim Publik nga Komuna e Malishevës

Komuna e Malishevës përsmes një postimi në facebook, njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës dhe qytetarë të tjerë që udhëtojnë përmes Malishevës, se më datë 25 dhe 26 prill 2025 (e premte dhe e shtunë), duke filluar nga ora 07:00 (7/24h), do të jetë e bllokuar për qarkullimin e automjeteve rruga “Skënderbeu” nga “Banka Raiffeisen” deri të kyçja me rrugën “Hysni Mazreku”, si dhe rruga “Abdyl Krasniqi” nga ëmbëltore “Bardha” deri te kyçja me rrugën kryesore “Skënderbeu”, në qendër të qytetit.

Ky bllokim i këtyre segmenteve rrugore po bëhet për shkak të punimeve në projektin “Ndërtimi i Sheshit së bashku me parkingun nëntokësor” në qytetin e Malishevës.

Furnizimi i bizneseve nga operatorët ekonomik, bëhet me leje të veçantë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe në konsultim me punëkryesin.

Për faktin se, realizimi i këtyre punimeve mund të paraqet telashe në zhvillimin e komunikacionit në rrugët e qyteti, Komuna e Malishevës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe bizneseve, të cilat preken nga këto punime dhe i siguron se punimet do të jenë intensive në mënyrë që ky projekt të përfundojë sa më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Aksioni për mjedisin e pastër, do të vazhdojë edhe ditëve në vijim

Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me kompanitë “Ekoregjioni” dhe “Ekodrinia”, kanë bërë pastrimin e disa …