Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së gjashtë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet me 29 qershor2021 (e martë ), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal Afrim Dina, ka propozuar këtë rend dite:

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

– Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2021-2024;

– Shqyrtimi i Raportit të punës së Kryetarit të Komunës për 6 mujorin e parë të vitit 2021;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft Strategjisë për zhvillimin ekonomik lokal për komunën e Rahovecit 2021 – 2025;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të kryetarit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P- 7151005-01054-0 në zonën kadastrale Krushë e Madhe;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për vënie në debat publik të Draft Statutit për QKMF-në e Rahovecit;

– Shqyrtimi i Raportit të performancës komunale për vitin 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Ka nisur projekti i ndërtimit të rrjetit të kanalizimit në zonën urbane të Deçanit

Të hënën në Deçan ka nisur projekti thelbësor për zhvillimin e qytetit, siç është ndërtimi …