Mbledhja e katërt e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në komunën e Rahovecit, do të mbahet me 29 qershor 2021 me fillim në orën 15:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Për këtë mbledhje Kryesuesi njëherit edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, ka propozuar këtë rend dite:
– Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
– Informatë rreth situatës së krijuar nga pandemia Covid-19;
– Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Rahovecit;
– Prishja e qetësisë publike nga lokalet e natës dhe personat e pa përgjegjshëm;
– Masat për parandalimin e lëmoshë-kërkuesit;
– Plani operativ për sezonin e pushimeve të mërgimtarëve dhe dasmave;
– Siguria ne Trafik;
– Gjendja e sigurisë në shkolla;
– Monitorimi dhe raportimi mbi nivelin e sigurisë në shkolla dhe zbatimin e planit për siguri në shkolla;
– Rreth veprimeve dhe masave për luftimin e shkelësve të ligjit në Komunën e Rahovecit;
– Sensibilizimi i qytetarëve për rëndësinë e promovimit të bashkëpunimit ndër-etnik, multi-kulturor dhe ndër-fetar dhe