Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e njëmbëdhjetë e Komiteti për Politik dhe Financa, do të mbahet me 17 Nëntor 2020 (e martë ), duke filluar në ora 10:00, mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal, Afrim Dina ka propozuar këtë rend dite:
– Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
– Shqyrtimi i vendimit për vënien në debat publik të Koncept Planit për Deponin e Mbeturinave të Ngurta;
– Shqyrtimi i Propozim vendimit për vënien në debat publik të Koncept Planit për Deponin e Mbeturinave të Vëllimshme;
– Shqyrtimi i Propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër personave juridik P-02279-0,02280-0,02281-0;
– Shqyrtimi i Propozim vendimit për ndërrim destinimin e tokës bujqësore në tokë ndërtimore;
– Shqyrtimi i Draft Rregullores për Përkujdesje dhe Mbrojtje të Fëmijëve dhe marrja e vendimit për dalje në debat publik;