Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet me 22 nëntor 2021 (e hënë), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal Afrim Dina, ka propozuar këtë rend dite:
– Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
– Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;
– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Draft Planit të punë të Kuvendit të Komunës për vitin 2022;
– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Draft Planit të punë të Kryetarit të Komunës për vitin 2022;
– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për miratimin e Draft Planit të punës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin