Mbledhja e pestë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në komunën e Rahovecit për vitin 2020, do të mbahet me 14 shtator 2020 me fillim në orën 10.00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Për këtë mbledhje Kryesuesi njëherit edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi, ka propozuar këtë rend dite:
– Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
– Informatë rreth menaxhimit të situatës së krijuar nga Covid-19 nga komuna e Rahovecit;
– Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit;
– Prishja e qetësisë publike nga lokalet e natës dhe personat e papërgjegjshëm,
– Mbrojtjes së pyjeve nga dëmtuesit ilegal,
– Vetëdijesimi nga minat dhe mjetet tjera të pa shpërthyera nga lufta,
– Identifikimi i hapësirave për qasjen e personave me nevoja të veçanta,
– Siguria në trafik,
– Raportimi dhe parandalimi i dhunës në familje, rreth veprimeve dhe masave për luftimin e shkelëseve të ligjit në komunën e Rahovecit.
– Informatë rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021;