Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet me 31 gusht 2021 (e martë ), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal Afrim Dina, ka propozuar këtë rend dite:
– Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
– Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;
– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për shfuqizimin e vendimit 01-Nr.276/2009, të datës 02.07.2010.
– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për ridestinimin e mjeteve të mbetura nga buxheti i vitit 2021 dhe
– Informatë mbi implementimin e Planit për investime në hapësirat e hapura publike në komunën e Rahovecit;