leoni

Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së tretë të Komitetit për Politik dhe Financa në Rahovec

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e tretë e Komiteti për Politik dhe Financa, do të mbahet me 18 mars  2021 ( E enjte), duke filluar në ora 10:00, mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal, Afrim Dina ka propozuar këtë rend dite:

– Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

– Shqyrtimi i Draft rregullores komunale për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të komunës së Rahovecit;

– Shqyrtimi për dalje në debat publik të Draft rregullores komunale për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme komunale;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit për subvencionimin e lindjeve në QKMF në Rahovecit;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit të Planit lokal për Deponinë e Mbeturinave të Ngurta;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit të Planit lokal për Deponinë e Mbeturinave të Vëllimshme;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim, – lokalit afarist personave fizik dhe juridik;

– Informatë rreth formimit të komisioneve sa i përket pasurisë të komunës së Rahovecit;

– Informatë mbi pronat të cilat janë nën mbrojtje të Kanionit të Drinit të Bardhë, tek Ura e Fshejt;

– Informatë mbi listën e pronave komunale dhe menaxhimi i tyre; dhe

– Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …