Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së tretë të KPF-së në Rahovec

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e tretë e Komiteti për Politik dhe Financa, do të mbahet me 19 prill  2022 (e martë), duke filluar në ora 10:00, mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal, Defrim Kafexhiu ka propozuar këtë rend dite:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

Shqyrtimi i Projekt Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec (QKMF);

Shqyrtimi i Projekt Planit Komunal për Integritet 2022-2026;

Raporti vjetor i Punës së Komitetit të Auditimit për vitin 2021;

Shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2021 në vitin 2022;

Shqyrtimi i Raportit financiar janar – mars 2022;

Shqyrtimi i propozim vendimit për formimin e komisionit për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, rrugicave, parqeve, shesheve, lagjeve në komunën e Rahovecit;

Shqyrtimi propozim vendimit për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, rrugicave, parqeve, shesheve, lagjeve, në komunën e Rahovecit;

Shqyrtimi i propozim vendimit për caktimin e lokacionit për hapësira për biznese;

Shqyrtimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave Komunale për bujqësi;

Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P- 00054-0, 00265-0, 00498-0, 02909-0, 03015-0, 03016-0, 00251-0;

Shqyrtimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës Komunale për blegtori;

Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P- 02302-0 dhe P-00250-0;

Shqyrtimi i propozim vendimit për shpalljen me interesi të përgjithshëm publik parcelën P-71513005-02756-0 në Zonën Kadastrale Krushë e Madhe;

Shqyrtimi i propozim vendimit për shpalljen me interesi të përgjithshëm publik parcelën  P-71510033-00527-1 në Zonën Kadastrale Xërxë;

Shqyrtimi i propozim vendimit për shpalljen me interesi të përgjithshëm publik parcelën P-71510033-00527-2 në Zonën Kadastrale Xërxë;

Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …