Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e tretë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit, do të mbahet me 18 Mars 2020 (e Mërkurë), duke filluar në ora 10:00. Kjo mbledhje sikurse edhe mbledhjet tjera është e hapur për publikun dhe mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal, Afrim Dina ka propozuar këtë rend dite:
– Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
– Shqyrtimi i Planit Lokal për Veprim në Mjedis për vitin 2019-2024;
– Shqyrtimi i Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë 2019-2020;
– Shqyrtimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për shpallje të interesit të përgjithshëm parcela Nr. P – 71510068-01713-5 në zonën kadastrale Ratkoc;
– Shqyrtimi i propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike komunale në fshatin Radostë;
– Raport i menaxhimit të aseteve komunale (inventari) për vitin 2019;
Informatë e listës së pronave komunale dhe menaxhimi i tyre;