leoni

Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së tretë  të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet me 30 mars  2022 (e mërkurë), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal Defrim Kafexhiu, ka propozuar këtë rend dite: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës;

Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Rregullores për Menaxhimin e Pasurisë jo Financiare ;

Informatë mbi menaxhimin e aseteve komunale (inventari) për vitin 2021;

Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e Draft-Strategjisë Komunale për Informim dhe Komunikim 2022-2025;

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin e çmimit “Ukshin Hoti”

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik të P – 71510066-00386 -1, ZK – Pastasel;

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik të P – 71510057- 02172-1, ZK – Rahovec;

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për caktimin e vendit (lokacionit) për ndërtimin e objektit për zhvillimin e aktiviteteve për nevojat e komunitetit të fshatit Çifllak;

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për caktimin e vendit (lokacionit) për ndërtimin e morgut për nevojat e komunitetit të fshatit Hoçë e Vogël dhe më gjerë;

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike komunale me pronën private – për interes publik;

Informatë për listën e pronave komunale dhe menaxhimi i tyre;

Shqyrtimi dhe miratimi i draft-vendimit për shpalljen e pronave me interes të përgjithshëm;

Informatë mbi zbatimin e projektit të mirëmbajtjes dimërore të rrugëve në Komunën e Rahovecit;

Shqyrtimi i propozim vendimit për caktimin e komisionit ad – hoc për shqyrtimin e kërkesave të kandidatëve që kanë konkurruar për Këshillin e fshatit Hoçë e Madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …