Njoftim publik për qytetarë për inicimin e procedurave për planifikim, që rrugët “Ibrahim Rugova” dhe “Xhafer Nurkasa” në qytetin e Rahovecit të bëhen njëkahëshe

Duke u bazuar në nenin 4, paragrafi 2, pika 2.2 të Ligjit Nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor, Drejtoria për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe në konsultim me komunitetin, bëjnë rregullimin teknik të trafikut nëpër rrugët publike nën administrimin përkatës të tyre. Andaj, njoftohen qytetarët që jetojnë afër rrugëve “Ibrahim Rugova” dhe “Xhafer Nurkasa” në qytetin e Rahovecit, se për këto dy rrugë do të nisin procedurat ligjore që të bëhen rrugë njëkahëshe. Arsyeja e planifikimit për t’i bërë dy rrugët njëkahëshe është bazuar në kërkesat që kanë ardhur nga qytetarët dhe anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në mbledhjen e mbajtur me 09.06.2021, me arsyetimin që këto dy rrugë janë shumë të frekuentuara nga qytetarët. Rruga “Ibrahim Rugova”  ka gjatësi prej 609 metra, kurse rruga  “Xhafer Nurkasa” ka gjatësi prej 198 metra. Ftohen policia, ekspertët e komunikacionit dhe qytetarët që sugjerimet, komentet dhe vërejtjet t’i dërgojnë në këto e-maile: [email protected] dhe [email protected]. Komentet mund t’i dërgoni nga dita e publikimit të njoftimit deri  më 23 mars 2022, në orën: 16:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …