Njoftim publik për shtyrjen e aktiviteteve të parapara të manifestimit tradicional mbarëkombëtar kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2022”, për shkak të ditës së zisë shtetërore

Duke u bazuar në Vendimin Nr.13/2022 të datës: 24.03.2022 të Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu për shpalljen e zisë shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së ish sekretares së shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Madeleine Albright , ju njoftojmë se Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka shtyrë të gjitha aktivitet e parapara për sot (25.03.2022) në kuadër të Manifestimit të manifestimi tradicional mbarëkombëtar kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2022”.

Aktivitetet e parapara për sot do të shtyhen për datën 26.03.2022.

Së shpejti do të publikohet agjenda finale e zgjeruar e datës 26.03.2022

Sinqerisht

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport-Viti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …