Njoftim rreth (mos) funksionimit të E-Kioskut në Komunën e Klinës

Të gjithë ata qytetarë të cilët kanë vendosur të hollat e tyre për të nxjerre dokumente të gjendjes civile në E-Kiosk para Komunës së Klinës dhe që nuk kanë mundur ta bëjnë atë të lajmërohen të hënën, në zyrat e Gjendjes Civile në Komunën e Klinës dhe do të pajisen me dokumentin e kërkuar pa pasur nevoje të paguajnë mjete tjera. Gjithsesi qytetarët, duhet të ruajnë faturën nëse del nga aparati dhe me të njëjtën të lajmërohen në Zyrat e Gjendjes Civile në Komunë. Muhamet Gashi, shef i Gjendjes Civile në Klinë, pohon se problemet në këtë aparat janë të shpeshta jo për fajin e tyre por të rrjetit qeveritar i cili ka probleme sidomos ditëve të vikendit. Problemet mund të paraqiten edhe për shkak të ngarkesës, por kërkohet kujdes edhe gjatë përdorimit të tij. “Qytetarët nuk duhet të shqetësohen, asnjë cent i tyre nuk do të keqpërdorët ngase aparati ruan çdo lloj komande. Ata që kanë klikuar për dokument dhe nuk kanë arritur ta marrin në E-Kiosk mund ta marrin në Zyre të Gjendjes Civile”, ka sqaruar, Drejtori i Administratës në Klinë, Binak Sylaj. Për momentin E- Kiosku është jo funksional.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …