Të nderuar qytetarë dhe drejtues të automjeteve, komuna e Malishevës njoftojnë se të shtunën, nga ora 08:00-16:00 do të mbyllet për qarkullim një pjesë e rrugës “Iliria” përkatësisht prej subjektit afarist “Gurishta” deri tek hyrja në lagjen “Mirdita”, për shkak të punimeve që do të zhvillohen në këtë rrugë. Po ashtu për shkak të këtyre punimeve, në rrugën “Imer Krasniqi”, qarkullimi do të jetë më i rënduar, pasi do të ketë lëvizje të automjeteve të punës.