Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i evitojnë udhëtimet nëpër Serbi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i evitojnë udhëtimet nëpër Serbi, pasi një grup nacionalistësh serbë kanë marrë lejen e Ministrisë së Brendshme të Serbisë për të bllokuar pikat kufitare me Kosovën. Ai  përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se të gjithë qytetarët e Kosovës që ende udhëtojnë nëpër Serbi, duhet ta kenë të qartë se barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra. Aty ka serbë të ekstremit të djathtë që kanë lidhej me rusët, dhe normalisht aty janë edhe terroristët e Milan Radoiçiqit e Aleksandar Vuçiqit. Këto veprime bëhen me të vetmin qëllim, që të nxisin tensione, duke e parë se komunat veriore janë spastruar nga kriminelët e orkestruar nga Beogradi”, ka shkruar, Agim  Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …