Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën kufitare të Bërnjakut, ku persona të maskuar po ndalojnë vetura me regjistrim gjerman dhe, pas konstatimit se udhëtarët janë shqiptarë, nuk janë lejuar të kalojnë kufurin, shkelin të drejtat e njeriut. Bllokada se kufijve nuk është diçka e re, sepse ka ndodhur edhe më herët, mirëpo Serbisë s’i ka mbetur tjetër pos të krijojë kësisoj situata brenda territorit të saj. Më e keqja është që qytetarët serbë marrin autoritetin e sigurisë ose policisë ku ndalojnë persona duke i ndarë në shqiptarë, serbë ose komunitete tjera. Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të merr hapa të menjëhershëm.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …