Afrim Veseli: Presidente e Kosovës, ju jeni vetëm një individ që mbanë një post, e Shqipëria është aq e madhe...

Njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë Afrim Veseli ka theksuar se Serbia ende e sfidon sigurinë territoriale të Kosovës

Njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë Afrim Veseli ka theksuar se Serbia ende e sfidon sigurinë territoriale të Kosovës, duke përmendur sulmin terrorist në kanalin e  Ibrit si një akt të tillë. Ai ka shpjeguar se ky sulm kishte për qëllim të dëmtonte infrastrukturën kritike dhe të shkaktonte krizë humanitare, duke ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji për disa komuna të Kosovës. Veseli ka bërë një krahasim me doktrinat ushtarake sovjetike, duke theksuar se Serbia, si Rusia në Ukrainë, vazhdon të përdorë taktika të tilla. Reagimi ndërkombëtar për sulmin në kanalin e Ibrit ka qenë më i fortë dhe më i bashkuar se sa për sulmin në Banjskë, ku provat ishin të qarta, por reagimi ka qenë i dobët. Veseli ka vlerësuar gjithashtu angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës,  për ruajtjen e infrastrukturës kritike pas sulmit në Varragë, duke e cilësuar si një vendim të duhur në kushtet e rrezikut të mundshëm të sulmeve të tjera.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj: Në Veri do të organizojmë zgjedhje të lira dhe pa bashkëpunim me Listën Serbe

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shpallur angazhimin e tij …