Njohësit e ekonomisë kanë kërkuar ndërmarrjen e masave pas humbjeve të mëdha në TRUST. Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi ka thënë për KosovaPress, se investimet e Trustit deri në korrik pësuan rënie 161 milion e gjashtëqind mijë, por thekson se kthimi i investimeve ka ulur humbjet në më pakë se 100 milionë euro deri në shtator. “Aktualisht kjo është gjendja negative për vitin 2022, edhe për sa koha vazhdon gjendja e rëndë, rikuperimet do të jenë të vështira” ka deklaruar Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi. Nga ana tjetër, profesori në Fakultetin Ekonomik, Nagip Skënderi thotë se për të mos ndodhur shkatërrimi i krejt fondit, bordi i Trustit, Qeveria dhe Kuvendi duhet urgjent të marrin masa për parandalimin e humbjeve të qindra miliona eurosh nga kursimet e qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …