Njohësit e ekonomisë kanë thënë se koronavirusi do të ndikoj në rënien e remitencave dhe investimeve nga jashtë në vendin tonë deri në fund të vitit 2021. Remitencat edhe në vlerën që janë transferuar nga jashtë dhe që janë shpenzuar si turizmi i diasporës gjatë verës dhe dimrit do të ulen në mënyrë drastike dhe do të ndikojë jashtëzakonisht negativisht, sidomos në indikatorin e konsumit. Kjo do të ketë efekte negative në rritjen ekonomike të vendit. Stabilizimi do të arrihet në fund të viti 2021, deri atëherë ne duhet të shohim alterantiva tjera që ta mbajmë ekonominë gjallë, ka deklaruar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi. Edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka thënë se qeveria e vendit duhet sa më shpejt që të fokusohet në shpëtimin e ekonomisë, të krijon fond emergjent për të mbështetur sektorin privat, konsumatorin e tatimpaguesin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …