leoni

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Njohësit e ekonomisë kanë thënë se Qeveria Kurti nuk ka sjell asnjë investitor serioz brenda një viti

Njohësit e ekonomisë kanë thënë se ndonëse ka kaluar një vit, Qeveria Kurti nuk ka sjell asnjë investitor serioz në Kosovë. Profesori i ekonomisë Muhamet Sadiku ka deklaruar për “Kosovapres” se Kosova tash e 23 vjet pas luftës nuk ka arrit që t’i zgjidh problemet në tre sektorë kyç, në shëndetësi, në edukim, dhe në energjetikë. Fokusi i qytetarëve do të jetë se si do të bëhen lëvizjet në këta tre sektorë në mënyrë që Kosova të kalojë në faza dhe zhvillim më të pranuar. Ekspertët e fushave të ndryshme kanë thënë gjithashtu se përveç ngecjes në zhvillimin ekonomik, Kosova nuk ka shënuar përparim as në sektorin e arsimit, për rritjen e cilësisë dhe hapjen e shkollave profesionale, mandej ngecje në procesin e njohjeve dhe fusha të tjera ndonëse ka pasur premtime për përmirësime të dukshme në shumë aspekte. Profesoresha universitare, Albulenë Kastrati duke përmendur tri krizat me të cilat u përballë kjo qeveri: pandemia COVID-19, energjetika dhe tash me çmimet enorme për produktet esenciale ushqimore, të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, ka thënë se kjo qeveri ka dështuar të sjellë investitorë të huaj dhe të rrisë numrin e punësimit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …