Njohësit e fushës së diplomacisë, kanë drejtuar kritika ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Kosovës. Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Ibrahim Gashi ka deklaruar për “Ekonima Online” se nuk është duke u lobuar sa duhet për njohjen e Kosovës dhe pranimin e saj nëpër organizata ndërkombëtare. “Unë mendoj që do të duhej të kishte një mobilizim të diplomacisë më të madh në fushën e lobimit. Diplomacisë edhe asaj official që kryhet përmes Ministrisë së Jashtme po edhe asaj publike dhe pse jo edhe nisma me kompani të ndryshme lobuese për të heq barrierat që i ka Kosova në procesin e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare” ka deklaruar mes tjerash ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Ibrahim Gashi.
