Njohësit e komunikacionit kanë vlerësuar se qarkorja e kryeqytetit nuk mund të ketë sukses pa transport publik funksional. Ata kanë thënë se ka kohë që në kryeqendrën tonë ka vështirësi në komunikacion dhe shkaku i tyre është infrastruktura. Ata kanë thënë se problemet në komunikacion mund të zgjidhen vetëm duke përmirësuar dukshëm transportin publik nëpërmjet shtimit të autobusëve dhe marrjen e masave për nxitjen dhe motivimin e qytetarëve për përdorimin sa më të madh të transportit publik në vend të veturave. Duke komentuar kritikat e shumta të qytetarëve për shkak të rrëmujës së pak ditëve më parë në Prishtinë, kryetari i saj, Përparim Rama ka shkruar se do t’i marrin për bazë dhe do t’i analizojnë të gjitha vërejtjet, kritikat dhe këshillat e drejtuara dhe do t’i vlerësojnë dhe marrin për bazë për hapat e ardshëm që do t’i marrin në të ardhmen.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …