Njohësit e rrethanave politike kanë vlerësuar se vizitat që po i realizojnë jashtë vendit, autoritetet më të larta të vendit tonë, nuk po janë të dobishme. Ata kanë shtuar më tutje se ndonëse janë bërë shumë vizita të tilla, nuk ia kanë dalë ta sjellin asnjë njohje e re. Analisti, Arbnor Sadiku ka deklruar për Ekonomia Online se vizitat e udhëheqësve shtetëror janë pa rezultate konkrete në kuptimin e njohjeve të reja për Kosovën dhe bashkëpunimit me vendet e huaja, duke i quajtur këto takime si vizita kurtoazie. Edhe analisti, Fidan Ukaj, ka përkujtuar se vizita e fundit e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte vizitë rekreative sepse sipas tij, Kosova nuk ka fituar as një gjë nga kjo vizitë. Në përfundim të kësaj vizite u pa se ajo ishte një e ashtu quajtur ‘vizitë rekreative’, sepse ne nuk morëm asgjë nga ajo , mirëpo edhe në pasqyrim të kësaj vizite, ne kemi parë më shumë takime me disa kompani që tashmë nuk i kemi prezentë ose edhe me bashkatdhetarë, se sa takime të rëndësishme qoftë në Shtëpinë e Bardhë apo me zyrtarë të lartë të shteti, ka theksuar analisti, Fidan Ukaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …