Njohësit e sistemit të drejtësisë kanë paralajmëruar probleme në këtë fushë për shkak të vendimeve të Qeverisë Kurti. Ata kanë paralajmëruar se bojkotimi i punës nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Gjykatat vendore pas vendimit për ulje page dhe largimi i serbëve nga këto institucione shkaku i targave, rrezikon ta paralizojë sistemin e drejtësisë në Kosovë. “Skandalet definitivisht nuk kanë të ndalur në sistemin gjyqësor të Kosovës. Fillimisht dorëheqja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të komunitetit serb në institucionet e drejtësisë në veri të Kosovës, është një vakum institucional i paprecedent”, ka deklaruar për Ekonomia Online avokati Musa Damati. Ai ka shtuar më tutje se në anën tjetër vendimi për të reduktuar shërbimet, punën në sistemin e drejtësisë pas vendimit të Qeverisë, është një brishtësi tjetër që patjetër se do ta afektojë qytetarin e Kosovës, dhe vetëm se do ta rëndojë gjendjen në sistemin gjyqësor.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …