Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli nuk ishte miqësore, por e kushtëzuar me njohjen e Jerusalemit, si kryeqytet

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli nuk ishte miqësore, por e kushtëzuar me njohjen e Jerusalemit, si kryeqytet

Si në Shqipëri, por veçmas në Kosovë, sulmet e Hamasit lundër pushtuesit izraelit po konsiderohen sulme terroriste, por nuk konsiderohen si të tilla, sulmet shfaronjëse të këtij shteti cionist kundër qindra mijëra banorëve të Palestinës. Po anashkalohet fakti në Izraeli e ka pushtuar  Rripin e Gazës ushtarakisht dhe e ka kolonizuar qysh prej vitit 1967. Nuk përmendet fakti se për një hebre të vrarë, ka ndodhë që ushtria e policia izraelit ka vrarë qindra palestinezë.

Hamasit nuk i falet sulmi i paparalajmëruar, por sa qindra e mijëra deri tani ka sulmuar ushtria dhe policia izrealite  popullatën palestineze, pa asnjë paralajmërim.

Hamasit nuk i falet pse po mbanë pengje nga radhët e popullatës civile, në kohën kur Izraeli mbanë peng, tërë Palestinën, nën dhunë e terror,  tërë një popull rreth 2 milionë e gjysmë banorë.

Është ndërgjegjja e tradhtuar e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama  dhe e sa e sa të tjerëve kur mbështesin gjakmarrjen e Izraelit kundër palestinezëve, vetëm sepse kështu dëshiron Amerika dhe shtetet perëndimore.

Të gjithë shqiptarët e dinë se Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës, me kusht që Kosova ta njohë Jerusalemin, (qytetin e shenjë të tri feve monoteiste) si kryeqytet të Izraelit, të cilin e ka njohur vetëm Amerika dhe asnjë shtet tjetër i botës. Këtë akt të Izraelit nuk e njeh as OKB-ja, as BE dhe asnjë organizatë me rëndësi e botës.

Ta përkrahësh Ukrainën që po lufton për kthimin e territoreve që ia ka aneksuar  Rusia dhe të pajtohesh e ta arsyetosh me pushtimin e Rripit të Gazës nga Izraeli dhe ta dënosh luftën çlirimtare të popullit palestinez, nuk është vetëm vrasje e tradhti e ndërgjegjes por edhe pajtim me krimin shtetëror të një shteti kundër tërë një popullate, vetëm sepse ka fe tjetër.

Anashkalohet fakti se Izraeli luftën tonë çlirimtare e ka konsideruar terroriste dhe e ka arsyetuar pushtimin serb të trojeve shqiptare. Izraeli nuk e ka përkrahur intervenimin dhe bombardimin e Serbisë nga  NATO-ja. Arsyetimi i krimit shtetëror kundër tërë një populli që kërkon liri, drejtësi, barazi është pajtim me të ligën, me antinjerëzoren.

Në Kosovës të paktën  deri tani ka reaguar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, duke komentuar luftën e Izraelit  në Rripin e Gazës. Ai  ka dënuar fuqitë e mëdha për mbështetjen që po i japin Izraelit. Liria i takon secilit dhe jeta e qytetarëve palestinezë duhet të njihet dhe mbrohet sikur ajo e secilit. Politikat kolonizuese, segreguese dhe në shpërputhje absolute me rezolutën e viti 1967 do të duhej ta penalizonin Izraelin. Çdo mbështetje e luftës, ushtarake, logjistike e politike në Gaza, kundër qytetarëve atje, jep të kuptohet se shqetësimi i fuqive të mëdha nuk është jeta e njerëzve, barabartësisht”, ka shkruar ndër të tjera Molliqaj.  Konfliktet e pazgjidhura çdo herë janë në kurriz të popujve të shtypur, të kolonizuar, të varfëruar. Është premtim për dhunë e viktima. Dënimi i terrorit, por mbështetja e bombardimeve që Izraeli po shkakton ndaj popullatës civile janë akte të një padrejtësie historike. Ne themi se qëllimi nuk e arsyeton mjetin, prandaj terrorizmi nuk është i pranueshëm, por as nuk është vetë problemi. Ai është pasojë e mungesës së vendosjes së drejtësisë; të drejtës së popujve për vetëvendosje.

Dhe ja cili është lajmi më i ri i egërsisë izraelite, i drejtuar kundër tërë një populli . Ministri izraelit i Energjisë, Israel Kac ka njoftuar  se ka udhëzuar autoritetet që të ndërpresin furnizimin me ujë në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. “Të gjitha tubacionet e furnizimit me ujë nga Izraeli në Rripin e Gazës janë shkëputur”, citoi televizioni izraelit “Channel 12” të ketë thënë ai . Ministri deklaroi se furnizimet me energji elektrike dhe karburant janë ndërprerë për Gazën dy ditë më parë. Masa e fundit vjen pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Gallant vendosi të hënën të zbatojë rrethim “të plotë” në Gaza, duke njoftuar ndërprerje të plotë të energjisë elektrike, ushqimit, ujit dhe karburantit për Rripin e Gazës. Që nga e shtuna, kur nisi konflikti i fundit midis Hamasit dhe forcave izraelite, Izraeli ka mbyllur të gjitha vendkalimet me Rripin e Gazës në të dy drejtimet. Izraeli i ka goditur ndërtesat e banimit, përfshirë blloqet e ndërtesave të larta, si dhe shkollat gjatë bombardimeve në Rripin e Gazës, duke vrarë civilë, tha të martën komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Volker Turk.

Pavarësisht kësaj  barbarie ku lihen pa ujë më shumë se  2 milionë njerëz, në një vend me burime të pamjaftueshme të ujit,  Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka paralajmëruar vendet kundër një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme. Duke folur për gazetarët në Hamburg, përpara një takimi të përbashkët të kabinetit gjermano-francez, kancelari Scholz tha se Gjermania dhe Franca qëndrojnë fort në anën e Izraelit kundër sulmeve të grupit të rezistencës palestineze ‘Hamas’. Amerika, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania janë dakord. Kjo nuk duhet të kthehet në një zjarr të egër në rajon. Kjo është arsyeja pse, në këtë situatë, askush nuk duhet të ushqejë më tej këtë terror. Ne do të flasim dhe do ta koordinojmë nga afër këtë me partnerët tanë në rajon. Scholz tha se së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, ata po planifikojnë të kenë një telefonatë me presidentin amerikan, Joe Biden dhe kryeministrin britanik, Rishi Sunak, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit.

Ahmet Qeriqi

  1. 10. 3023

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Skënder Demaliaj: Adoleshentët, shkolla, familja dhe shoqëria I

Sjelljet devijante të adoleshentëve e kanë burimin në faktorët ekonomikë, socialë dhe psikologjikë. Baza është …