leoni

Njohja e plotë është në interes të Kosovës dhe të rajonit, për të siguruar kështu stabilitet dhe përparim ekonomik

Njohja e plotë është në interes të Kosovës dhe të rajonit, për të siguruar kështu stabilitet dhe përparim ekonomik

Ambasada amerikane në Prishtinë, në komunikim me mediet nuk ka saktësuar ndonjë datë, për rifillimin e dialogut Kosovë- Serbi, por pret që dialogu të rinisë sa më shpejt. “Ne e mirëpresim vendimin e Qeverisë  Hoti  për heqjen e të gjitha masave të ndërmarra kundër Serbisë dhe tani presim që dialogu të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Njohja e plotë është në interesin më të mirë të Kosovës dhe të rajonit, për të siguruar kështu stabilitet dhe përparim ekonomik. Shtetet e Bashkuara, që janë përfshirë aktivisht në dialog, për rifillim të dialogut e  kanë lënë në dorën e Kosovës dhe të Serbisë që të arrijnë zgjidhjen që duan. Me ndërmjetësimin e emisarit amerikan, Richard Grenell, deri tani janë nënshkruar edhe disa marrëveshje që prekin linja hekurudhore dhe ajrore. Edhe njohësi i çështjes së Ballkanit, Daniel Serwer, ka parashikuar rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …