leoni

Njohjet e pavarësisë së Kosovës kanë stagnuar prej kohës kur është hapur procesi i bisedimeve, Kosovë-Serbi

Njohjet e pavarësisë së Kosovës, kanë stagnuar prej kohës kur është hapur procesi i bisedimeve, Kosovë-Serbi. Kosova, në pesë vjetët e fundit, ka pranuar katër njohje ndërkombëtare. 14 vjet pas shpalljes së pavarësisë Kosova është njohur nga 117 shtete të botës.  Gati gjysma prej tyre e kanë njohur në vitin e shpalljes së pavarësisë, më 2008. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk e njeh ende Serbia, e cila me Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë si pjesë të veten, e as Bosnje dhe Hercegovina. Nga vendet e BE-së Pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur Greqia Rumania, Spanja, Sllovakia dhe Qipro. Prej vitit 2013, kur edhe kanë filluar bisedimet dhe marrëveshjet e para, mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, ka stagnuar edhe procesi i njohjeve. Në dy tri vitet e fundit Serbia ka nxitur një fushatë të suksesshme diplomatike në tërheqjen e njohjeve nga disa shtete,  të cilat paraprakisht e kishin njohur pavarësinë e vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Takime “sekrete” Kurti-Limaj: Pasiguri për përmbajtjen dhe transparencën

Takimet mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe liderit të NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë …