Kryeqendra e Indisë, Nju Delhi ka shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të ndotjes së madhe të ajrit. Njoftohet se për shkak të kësaj ndotje, janë mbyllë të gjitha shkollat deri të martën, më 5 nëntor kur pritet të ketë ulje të ndotjes nga masat e ndërmarra. Ndërkohë, janë shpërndar pesë milion maska. Njoftohet se nivelet e grimcave të rrezikshme në ajër thuhet të jenë 20 herë më të larta se maksimumi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Të gjitha ndërtimet u ndërprenë për një javë dhe është ndaluar hedhja e fishek zjarreve.Nga e hëna u tha se qyteti do të prezantojë një skemë të përkohshme edhe për kufizimin e qarkullimit të makinave. Kryeministri i Nju Delhit, Arvind Kejriwal, tha se qyteti është shndërruar në një “dhomë gazi”. Një nga arsyet kryesore për cilësinë e dobët të ajrit çdo vit në nëntor dhe dhjetor është se fermerët në shtetet fqinje, Punxhab dhe Harjana, djegin të korra për të pastruar fushat e tyre. Arsyet e tjera përfshijnë pluhurin nga ndërtimet dhe emetimet e fabrikave dhe makinave.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …