Noel Malcolm: Bashkimi i Shqipëri-Kosovë është krejtësisht legjitim

Noel Malcolm: Bashkimi i Shqipëri-Kosovë është krejtësisht legjitim

Akademiku dhe miku i shqiptarëve, Nooel Malcolm,  autori i librit “Kosova, një histori e shkurtër”, i cili momentalisht merret hulumtime pedagogjike në Universitetin e Oksfordit, thotë se nuk mund ta parashikojë te ardhmen, por se ka theksuar se nëse ekziston dëshira e fortë e Kosovës dhe Shqipërisë për t u bashkuar atëherë kjo çështje është krejtësisht legjitime. Malcolm nuk e sheh si problem bashkimin e të dyjave vendeve, megjithatë thotë se kjo mund të shkaktojë irritim tek fuqitë perëndimore. “Nuk jam një ekspert i së ardhmes, por mendoj që nëse ekziston dëshira e fortë e të dyja shteteve, është komplet legjitime. Megjithatë, shoh edhe një sërë problemesh ekstreme në këtë ide. Ekziston një ide në vende të tjera që kjo mund të jetë e rrezikshme dhe destabilizuese për Ballkanin. Personalisht, nuk e shikoj një çështje problematike, por shoh që një fushatë e tillë mund të irritojë fuqitë perëndimore. Mund të ishte një gabim taktik”, ka thënë Malcolm për top channel.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …