Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka reaguar ashpër kundër kryeministrit, Albin Kurti për shtrenjtimin e rrymës në Kosovë. Ai ka thënë së mashtruesi më i madh, në këtë mes, është Albin Kurti, sepse i ka mashtruar qytetarët e Kosovës, duke ua marrë votat në emër të kauzës së rrymës. Mashtrimi do të kishte qenë më i vogël sikurse Kurti kur është privatizuar KEDS-i të kishte ndenjur duarkryq dhe të ishte kënaqur me një komunikatë, por si aktivist, unë personalisht jam arrestuar, ka pasur aktivistë të tjerë që janë përgjakur atë ditë. Albin Kurti ka luajtur me emocionet e qytetarëve, i ka ngritur ata në këmbë, ka fituar vota në emër të kësaj kauze të cilës tash jo që po ia kthen shpinën, dhe po vepron brutalisht në kurriz të qytetarëve në ndihmë të një korporate private, e cila vetë ka për detyrë ta furnizojë Kosovën me rrymë”, tha Nol Nushi.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …