Nora Weller Visoka: Deklarata e raportueses për Kosovën Von Cramon e politizon edhe më tej qëndrimin e saj për Kishën Serbe

Nora Weller Visoka: Deklarata e raportueses për Kosovën Von Cramon e politizon edhe më tej qëndrimin e saj për Kishën Serbe

Ligjëruesja në Universitetin e Kembrixhit, Nora Weller Visoka ka reaguar pas deklaratave të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, për një medium serb, e cila ka thënë  se “moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit nga ana e Kosovës nuk ua bën më të lehtë anëtarëve të Këshillit të Evropës të ecin para me aplikimin e saj për anëtarësim. Nora Wellner ka thënë se lidhja e Manastirit të Deçanit me hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës është gjithashtu një qasje shpërfillëse, derisa ka shtuar se komuniteti diplomatik ndërkombëtar në Kosovë duhet të ndryshojë duke e ftuar Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë që të angazhohet në mënyrë të ndershme dhe konstruktive me institucionet e Kosovës për të zgjidhur çështjet lokale në lidhje me tokën dhe aksesin.  Deklarata e Von Cramon e politizon edhe më tej qëndrimin e Kishës, e cila në këmbim kontribuon me saktësi në përjashtimin për të cilin ajo akuzon Qeverinë e Kosovës”, ka shkruar ajo duke ftuar që të ndalen kritikat ndaj Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …