Në Shqipëri kriza vazhdon. Nëse do të tejkalohet në vitin 2020, askush nuk e di se si. Ka stanjacion që prej bojkotimit të zgjedhjeve lokale dhe tërheqjes së opozitës nga parlamenti. Kryeministri Edi Rama është konfrontuar me rrjetet kriminale në vend, ka luftuar trafikun e drogës dhe ka fituar për këtë respekt në Evropë. Por tani atij i mungon mbështetja ndërkombëtare, jo vetëm për shkak të bllokadës në rrugën drejt BE-së, por edhe sepse një numër vendesh evropiane, veçanërisht Holanda, nuk duan ta prishin me opozitën shqiptare.
Që Rama, njëri i vetëdijshëm për pushtetin, të dorëzohet, kjo nuk pritet. Më parë, ashtu si dhe Vuçici në Serbi, ai do të distancohej nga BE, i cili nuk e mban fjalën, dhe do të kërkonte një rrugë të vetën. Që Bosnjë-Hercegovina të zgjohet më në fund nga koma e saj politike, është ajo që mendohet më së paku në atmosferën e pritshme të vitit 2020. Sa më të pakëta të jenë shpresat kudo në rajon, aq më i madh është emigracioni. Me ligjin për emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, që do të hyjë në fuqi në mars, Gjermania jep një tjetër impuls.
Kosovë: Një kryengritës që do të luftojë kundër korrupsionit
Me të vërtetë interesante janë vetëm zhvillimet në Kosovë. Me fituesin e zgjedhjeve të tetorit, Albin Kurti, vendi së shpejti duhet të ketë një kryeministër të ri krejtësisht tjetër. Ai premton luftë të vendosur kundër korrupsionit dhe nepotizmit dhe duhet të përballet me rrjete të fuqishme, madje të gatshme për dhunë. Ndryshe nga reformatorët në vendet fqinje, për Kurtin BE është më pak pjesë e zgjidhjes se sa pjesë e problemit: Pas besnikërisë demonstrative ndaj Europës pushtetarët e deritanishëm fshihnin me gjithë qejf agjendën e tyre personale dhe kryesisht financiare. Në çdo formacion qeveritar ato u falendëruan me mbështetje masive nga ambasadorët e fuqishëm perëndimorë.
Këtë herë perëndimi është i rezervuar. Kjo vlen të thuhet madje edhe për SHBA, që nuk kanë treguar kurrë hezitim ndaj ndërhyrjeve. Në Uashington po punohet qartë në një strategji të re për Ballkanin. Ende është e paqartë, se si mund të jetë ajo. Por që amerikanët e marrin fletoren në dorë, kur Europa nuk di më tutje, është pikërisht për këtë rajon një model shumë i njohur që prej luftërave të viteve nëntëdhjetë. ( pjesë nga një analizë…)