Norman Chalet: SHBA-të po e përcjellin me kujdes zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit në mes Kosovës dhe Serbisë

Norman Chalet: SHBA-të po e përcjellin me kujdes zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit në mes Kosovës dhe Serbisë

Zëvendësja e ambasadorit në Kombet e Bashkuara, Cherith Norman Chalet, ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përcjellin me kujdes zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, të cilën e kanë nënshkruar kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Duke theksuar që bëhet fjalë për “ngjarje historike”, ajo ka thënë se Vuçiqi dhe Hoti kanë pasur vendosmëri dhe e kanë bërë “një hap ka e ardhmja e ndritshme”. Ajo shtoi që SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj shtetit të së drejtës dhe drejtësisë për të gjitha viktimat e konfliktit. Norman gjithashtu tha se është koha që të zvogëlohet roli i OKB-së në Kosovë dhe se SHBA-ja e mbështet hartimin e planit për tranzicion të UNMIK-ut dhe në zvogëlimin e përgjegjshëm të rolit të misionit të OKB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …