Norvegjia premton mbështetje për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Ambasadori norvegjez në vendin tonë, Jan Braath së bashku me gratë deputete të Kuvendit të Kosovës sot kanë zhvilluar një vizitë në Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas. Në këtë qendër trajtohen gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ambasadori Braath tha se kjo shtresë e shoqërisë meriton përkrahje maksimale nga shoqëria, meqë për këto gra lufta nuk ka përfunduar. Ndërkaq, deputetja, Blerta Deliu-Kodra u shpreh e gëzuar për faktin që komuna e Drenasit ka ndarë një hapësirë për këto gra që të zhvillojnë aktivitete kulturore. Në këtë qendër, gratë trajnohen për të kryer punë të ndryshme në tekstil, me qëllim që ato të kenë mundësi të punojnë dhe të komunikojnë me njerëz.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha

Veton Berisha ofron mbështetje për Kurtin, por kërkon përgjegjësi dhe implementim të programit

Deputeti i zgjedhur nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka deklaruar se është i gatshëm të …