Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shtuar edhe një linjë direkte në listën e destinacioneve të shërbyera. Që nga nesër (02.04.2019) Norwegian Air do të lansojë linjën Stokholm-Prishtinë-Stokholm e cila do të shërbehet çdo të marte. Nisjet nga Stkoholmi do të bëhen në ora 10:15 me arritje në Prishtinë në ora 13:35, ndërkaq nisjet nga Prishtina do të bëhen në ora 14:25 me arritje në Stkoholm në ora 18:00 sipas kohës lokale.
“Ne në vazhdimësi jemi duke bërë përpjekje për të shtuar linja të reja në mënyrë që të ofrojmë mundësi sa më të favorshme për udhëtarët tanë”, deklaroi me këtë rast Haldun Firat Kokturk, drejtor gjeneral i Limak Kosovo International Airport J.S.C.
Kompania ajrore Norwegian është një ndër kompanitë më të vlerësuara në Evropë që operojnë më kosto të ulët e cila fluturon në mbi 150 destinacione të ndryshme të botës.