Sot në orët e hershme të mëngjesit punonjësit e NPL “Ambienti” në Ferizaj, kanë ndërmarrë aksion për pastrimin e trotuarit, heqjen e barishteve, krasitjen e drunjve, në Rrugën “Zenel Hajdini” deri tek Shkolla “Ahmet Hoxha”, rrugë kjo që ka një qarkullim të shtuar, sidomos nga nxënësit të cilët lëvizin shkollë-shtëpi dhe anasjelltas. Është shumë e rëndësishme t’i lirojmë dhe t’i pastrojmë trotuaret, në mënyrë që qytetarët të cilët i frekuentojnë këto pjesë, të kenë një qasje të lehtë, të pastër dhe pa pengesa.