“n’Rrrugë drejtë Lirisë”,ekspozita e dekadave në Deçan

Me anë të ekspozitës “N’rrugë drejtë Lirisë”, janë kujtuar të burgosurit politik të viteve 80-ta dhe 90-ta e deri tek lufta e UÇK-së. Në hollin e pallatit të kulturës ,,Jusuf Gervalla’’ në Deçan ishin te ekspozuara me dhjetëra fotografi dhe shkrime nga ajo kohë si dhe më dhjetëra fotografi të ushtarëve të UÇK-së një pjesë e tyre tashmë Dëshmorë. Kjo ekspozite e vlerave është organizuar nga veprimtari Isa Jasiqi, në bashkëpunim me OVL-UÇK dhe Komunë e Deçanit. Më këtë rast kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, falënderoi organizatorët e kësaj ekspozite duke thënë se në këtë ditë të shenjët si sot kthimi në kohë se sa e gjatë dhe e mundimshme ishte rruga deri tek liria, e ka vlerën dhe rendësin e saj, andaj respekt dhe mirënjohje për të gjithë kontribuuesit e kësaj dite dhe kësaj ngjarje. Për rendësin e kësaj ekspozite ka fol edhe komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj si dhe vet organizatori Isa Jasiqi.

Fotografia e Komuna e Deçanit

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …