Reagim ndaj intervistes të Sinan Hasanit, të publikuar nga ATV nga gazetari, Zejdush Kastrati!
Para disa ditësh në një nga televizionet private ne Kosove, ne emisinin qe e drejtonte gazetari Resul Sinani, në ATV, u transmetua intervista me Sinan Hasanin e gazetarit, Zejdush Kastrati!
Përmendja e emrit të Sinan Hasanit në ekranet televizive, me shpejtësi apo edhe ngadalshëm, hetueshëm apo edhe pahetueshëm, në të dy rastet nuk përben ndonjë lajm me vlerë as historike e as politike, por përkundrazi, është anakronike dhe e mjerueshme, sepse edhe sikur të trajtoheshin figurat tradhetare e të shitura, ky bën pjesë në taborrin e grupit me të madh antishqiptar, më të madh tradhëtar dhe 100% pro pushtues serb!
Shpirti i zi katran i funksionarit shqiptar, projugosllav e proserb Sinan Hasanit edhe në vitin 2005, i thotë Kosovës krahinë, shihet qartë se ka mbetur i akorduar me oren dhe me promemorien fashiste pushtuese serbe mbi Kosovën.
Sinan Hasani në pozita proserbe ishte i rangut të Rrahman Morinës, Ali Shukriut, Sejdo Bajramoviqit dhe i shumë të tjerëve, të cilët ishin secili me antishqiptar se tjetri, secili me proserb se tjetri, secili me tradhëtar se tjetri…
Sinan Hasani, ishte politikan kukull në duart e politikes antishqiptare të Serbisë pushtuese, ishte shërbetor besnik i interesave serbe në Kosovë!
Disponimi i tij gjatë intervistës dhe të shërbyerit me terminologjinë politike të kohës dhe mos dënimi i krimeve serbe mbi popullin e pambrojtur e duarthatë të Kosovës, është tregues se ai nuk ishte i penduar për të kaluarën e tij të poshtër e tradhtare në dëm të popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në ish-jugosllavi.
Është për të ardhur keq që kjo fundrrinë është varrosur në Kosovë dhe është mbuluar me dheun e Kosovës!
Ky ka qene dashur te varroset ne Serbi ashtu sikur tradhetari Rrahman Morina!
Sinan Hasani hapur ka qenë titist!
Sinan Hasani hapur me votën e tij ka qenë pro mbetjes së Kosovës nën Serbi në Kuvendin e Kosovës në Prizeren në vitin 1945!
Sinan Hasani hapur ka qenë millosheviqist!
Sinan Hasani hapur ka qenë kundër ngjarjeve të vitit 1981!
Sinan Hasani hapur ka qenë për suprimimin e autonomisë se Kosovës në vitin 1989!
Sinan Hasani hapur ka qenë kundër UÇK-së!
Sinan Hasani nuk i ka denuar krimet dhe gjenocidin serb ndaj popullit të tij shqiptar që i përkiste!
Sinan Hasani nuk e ka përshendetur ndërhyrjen e aleancës ushtarake të NATO-s në Kosovë!
Lëvizja Popullore e Kosovës- LPK, me kohë ka mbajtur qëndrim ndaj figurës se urryer dhe antishqiptare te Sinan Hasanit, i cili gjatë gjithë kohës sa ishte në pushtet dhe deri kur vdiq, i lënë në harresë dhe i braktisur edhe nga ata që u kishte shërbyer me besnikeri qeni, meritone jo vetëm përbuzje, por duhej të ulej në bankën e të akuzuarit dhe ti jepej dënimi i merituar nga drejtesia e Kosovës së çliruar, të lirë e të pavaruar nga Serbia pushtuese!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 5 Nëntor 2022!