NTP “Hydromax”, me pronar Agron Kadriu, ka dhuruar 1000 kg miell për familjet në nevojë të Komunën së Skenderajt, në këtë kohë pandemie. Kryetari i komunës së Skenderajt Bejim Jashari, në emrin e tij dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, e ka falënderuar donatorin për përkrahjen dhënë komunës së Skenderajt në këtë situatë. Komuna e Skenderajt është duke u angazhuar që çdo ndihmë që vjen në adresën e saj ta dërgoj në çdo shtëpi të rasteve sociale me qëllim të shmangies se mundësisë të infektimit me virusin Covid-19.