Filmi dokumentar, “Mbijetesa dhe shkolla" mirëpritet edhe në "DEA Open Air International Film Festival", në Tiranë

Filmi dokumentar, “Mbijetesa dhe shkolla” mirëpritet edhe në “DEA Open Air International Film Festival”, në Tiranë

Filmi dokumentar, “Mbijetesa dhe shkolla”, me skenar e producent Nuhi Bytyçi, me regji të Ilir Kabashit dhe drejtor fotografie Bekim Qyqalla, u prezantua me sukses edhe në kuadër të DEA Open Air Internacional Film Festival në Trianë. Ky projekt filmik u shfaq sot në ambientet e Universitetit të arteve në kryeqytetin shqiptar në Tiranë. Filmi u mirëprit nga shikuesit e shumtë dhe nga kineastë të shumë vendeve që po marrin pjesë në këtë festival.  Krahas luftës për liri, populli shqiptar i Kosovës arriti që të organizojë mësimin për fëmijët edhe në malet e Berishës  gjatë luftës në Kosovë. Fokus i këtij filmi dokumentar është pikërisht “Mbijetesa dhe shkolla”, sakrifica e luftëtarëve të lirisë, prindërve, arsimtarëve dhe e organizatave humanitare ndërkombëtare për mbajtjen e mësimit në shkollën e najllonit jo fort larg pozicioneve të forcave ushtarake e policoe serbe.  Të përkujtojmë se  filmi “Mbijetesa dhe shkolla” deri tani ka marrë pjesë me sukses në 21 festivale me renome ndërkombëtare të filmit dokumentar. Në një konkurrencë të madhe ndërkombëtare, filmi është vlerësuar lartë nga juritë profesionale të festivaleve të filmave dokumentarë në vende të ndryshme të botës, ku ka marrë 11 çmimin e parë, duke u shpallur filmi më i mirë dokumentar i metrazhit të shkurtër.

Gjatë muajve të ardhshëm ky film do të prezantohet edhe në disa festivale të njohura në mbarë botën.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara

Ka ndërruar jetë, Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara. Lulzimi ishte një …