leoni

Deklaratë e gazetarit Nuhi Bytyçi lidhur me dëshminë para Dhomave të Specializuara në Hagë

Njoftoj opinionin publik se këto ditë kam marrë  ftesë zyrtare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për të dëshmuar gjatë ditëve në vijim në procesin Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi. Sipas njoftimit që më është  dhënë, dëshmia ime fillon të hënën pasdite, më 3 qershor.

Ashtu si edhe në vitin 2019, kur kam dhënë dëshminë time para Dhomave të Specualizuara, për të cilën e kam njoftiar opinionin publik, edhe kësaj radhe kam shprehur gatishmërinë për të thënë të vërtetën e veprimtarisë sime si gazetar gjatë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Si gazetar dhe si qytetar i Republikës së Kosovës, ndihem krenar me veprimtarinë time në shërbim të informimit të mirëfilltë për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. . 

Lufta çlirimtare e viteve 1998 dhe 1999 simbolizon sakrificën sublime dhe mbijetesën e popullit të Kosovës, dhe është lufta vendimtare që bëri të mundur çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Prandaj, dëshmia ime në Hagë, ashtu si çdo herë do të jetë në shërbim të së vërtetës së luftës çlirimtare të UÇK-së, të argumentimit të sakrificës së luftëtarëve të lirisë dhe mbështetjes së popullatës civile dhënë UÇK-së, të cilën unë dhe shumë kolegë të mi gazetarë e kemi prezentuar në mënyrë profesionale në ekranet televizive në mediat vendore dhe ato ndërkombëtare gjatë periudhës së luftës çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …