Nuhi Bytyqi: Përgjigjet e mia dhënë Prokurorisë Speciale kanë qenë në shërbim të së vërtetës së luftës çlirimtare të UÇK-së

Nuhi Bytyçi: Përgjigjet e mia dhënë Prokurorisë kanë qenë në shërbim të së vërtetës së luftës çlirimtare të UÇK-së

Është intervistuar nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, gazetari dhe reporteri i luftës, Nuhi Bytyçi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një shkrimi ku ka thënë se përgjigjet e tij kanë qenë në shërbim të së vërtetës së luftës çlirimtare të UÇK-së, të argumentimit të sakrificës së luftëtarëve të lirisë.

“Pas kërkesës zyrtare me shkrim, që më është dërguar nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, kam dhënë dëshminë lidhur me veprimtarinë time si gazetar gjatë periudhës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dua të njoftoj opinionin publik se e gjithë dëshmia ime, të gjitha përgjigjet e mia në interesimin e prokurorisë, ishin në shërbim të së vërtetës së luftës çlirimtare të UÇK-së, të argumentimit të sakrificës së luftëtarëve të lirisë dhe mbështetjes së popullatës civile dhënë UÇK-së. Puna ime si gazetar dhe si udhëheqës i ekipit televiziv të Televizionit Shqiptar në zonat e luftës, e prezentuar në TVSH dhe në mediat botërore përmes shumë emisioneve televizive, është dëshmia më e mirë e angazhimit tonë të pastër, e orientimit të drejtë dhe fisnik të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” – thuhet mes tjerash në deklaratën e gazetarit të luftës, Nuhi Bytyçi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave

ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro

Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …