Deputeti i PDK-së Nait Hasani, sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar ridefinim të Ligjit për Gjykatën Speciale. Ai kërkoi debat parlamentar për ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji, duke përfshirë në të edhe krimet e ushtrisë dhe policisë serbe kundër civilëve shqiptarë gjatë luftës. Mirëpo, duke qenë se amendamentimi i ligjeve kërkon procedurë përkatëse, kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti e nxori në votim kërkesën e Hasanit, i cili nuk mori numër të mjaftueshëm të votave për të zhvilluar debat parlamentar rreth tij. Për propozimin votuan vetëm 52 deputetë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …