Nuk dihen veprimet e opozitës karshi fjalimit të kryetares, Jahjaga

Ende nuk dihet nëse deputetët
opozitarë do të bllokojnë me mënyrat e njëjta seancën e Kuvendit, në të cilën është
paraparë që kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga të mbajë një fjalim para ligjvënësve.
Në takimin e fundit të zhvilluar me të parën e shtetit, krerët e opozigës kanë
premtuar se nuk do të bllokojnë seancën. Në këtë takim, kryetarja Jahjaga
kishte kërkuar përgjigje në rast se me 17 dhjetor, të enjten e ardhshme, do të
bllokojnë apo jo seancën kur pritet të raportoj për punën njëvjeçare. Kryetari i
Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës, Fatmir
Limaj, kishin siguruar kryetaren Jahjaga se nuk do të bëjnë bllokim të seancës,
por vetëm do ta bojkotojnë atë. Por, krejt ndryshe ishin deklaruar në
prononcimet për medie. Përfaqësuesit opozitarë kanë deklaruar se do të bllokojnë
me mënyrat e njëjta seancat e Kuvendit deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …