Nicholas Abbott: Anglia mirëpret dëshirën e Kosovës që të jetë pjesë e NATO-s, po ka shumë punë për tu bërë

Nuk duhet të harrohet e kaluara që ka ndodhur mes Kosovës e Serbisë, por duhet bërë kompromise, thotë ambasadori, Nikolas Abbot

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ai u ka thënë atyre se nuk duhet të harrohet e kaluara, por Kosova e Serbia duhet të bëjnë kompromise, për të arritur në njçë marrëveshje të pranueshme për të dyja palët. Jam shumë krenar qe Mbretëria Bashkuara është në çdo hap me Kosovën. Në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk duhet ta vë në dyshim të ardhmen. Edhe pse Mbretëria e Bashkuar është larguar nga Bashkimi Evropian, ne e mbështesim plotësisht të ardhmen e Evropës”. Sot nuk kemi asnjë prioritet më të madh se sa ta përkrahim Ukrainën deri në çlirimin e saj. Që nga vera e kaluar ne kemi parë shumë, por shumë shqiptarë duke shkuar në Britani të Madhe, e që kjo përbën një problematikë në vete”, ka thënë Abott.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …